Hamasi liron 4 ushtarake izraelite, shkëmbehen me 200 të burgosur palestinezë

Një javë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit, Hamasi dhe Izraeli kanë hedhur një tjetër hap në zbatim të saj. Paraditen e kësaj të shtune Hamasi liroi 4 ushtarake izraelite që i kishte marrë peng prej 7 Tetorit 2023. Të katra ushtaraket u kërkuan fillimisht në një podium në qytetin e Gazës mes një turme të madhe palestinezësh dhe të rrethuar nga dhjetëra luftëtarë të armatosur të Hamasit.

Ato përshëndetën turmën përpara se të largoheshin dhe të hynin në automjetet e Kryqit të Kuq, i cili di dërgoi ato në Izrael. Momenti i lirimit prej tyre nga Hamasi është ndjekur me emocione në Izrael, teksa shumë qytetarë e ndoqën të gjithë procesin përmes ekraneve të mëdha të vendosura në sheshe. Karina Ariev, Daniela Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag u vendosën të gjithë në një post vëzhgimi në buzë të Gazës dhe u rrëmbyen nga luftëtarët e Hamasit që pushtuan bazën e tyre gjatë sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Atu u liruan në këmbim të një grupi të burgosurish palestinezë sipas një marrëveshjeje armëpushimi që synon t’i japë fund luftës 15-mujore në Gaza. Hamasi tha se 200 të burgosur do të lirohen nga Izraeli të shtunën si pjesë e shkëmbimit. Ata pritet të përfshijnë anëtarë të Xhihadit Islamik, Hamasit dhe Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), disa prej të cilëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Shkëmbimi i planifikuar i së shtunës është i dyti që nga fillimi i armëpushimit të dielën e kaluar kur Hamasi dorëzoi tre civilë izraelitë në këmbim të 90 të burgosurve palestinezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com