Grupi Hamas ka shpërndarë në faqen e saj një video, ku shfaqen militantët palestinezë me fëmijët e kapur peng që prej të shtunës së shkuar, kur hynë në Izrael.
Kjo ishte përgjigja për akuzat e izraelitëve, se Hamas po i keqtrajton si skllevër fëmijët. Në video, identiteti i së cilës ende mbetet për t’u verifikuar, militantët shfaqen duke u kujdesur për të vegjlit, madje njëri shihet teksa mjekon njërin prej fëmijëve izraelitë, të plagosur në këmbë.
Ndërsa të tjerët janë foshnje të vogla. Në video po ashtu nuk shfaqen prindërit apo kujdestarë për fëmijët. Thuhet se xhirimet janë realizuar në Holit, një komunitet gati 2 kilometra larg Gazas.