Haley dhe Pompeo jashtë, Donald Trump nuk i fton në administratën e re

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha se Nikki Haley, ish-garueses për president nee primaret e Republikanëve dhe ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, nuk do t’u kërkohet të bashkohen me administratën e tij.

Njoftimin Trump e bëri në rrjetet sociale duke u vlerësuar punën e mëparshme dhe falenderuar për shërbimin e tyre ndaj vendit.

Haley, një ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, e cila shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara nën drejtimin e Trump, e mbështeti manjatin amerikan për president, pavarësisht se e kishte kritikuar ashpër kur ajo konkurroi kundër tij në zgjedhjet paraprake të partisë.

Ndërsa ish-Sekretari i Shtetit Pompeo, ishte përmendur në disa raporte mediatike si një sekretar i mundshëm i mbrojtjes.

Nikki Haley është e vetmja që ka komentuar deri tani vendimin e marrë nga Trump për ta lënë jashtë administratës së re që do të nisë nga puna në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Në një postim në platformën ‘X’, ajo shprehet se ndihet krenare që më parë ka punuar me Trump dhe i uron Republikanët që do të bëjnë pjesë në administratën e re për sukses gjatë 4 viteve të ardhshme.

“Jam krenare që punova me Presidentin Trump duke mbrojtur Amerikën në Kombet e Bashkuara. I uroj atij dhe të gjithë atyre që shërbejnë, suksese të mëdha për të na çuar përpara drejt një Amerike më të fortë dhe më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme”, shkruan Haley.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com