Hakmarrje ndaj ish të dashurës? Ja e vërteta e intervistës Blero-Afrona

Blero Muharremi, ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Reload’ në RTV Dukagjini. Ai ka folur për herë të parë për ‘podcast’-in që bëri bujë me Afrona Dikën, me të cilën u nda dy vite më parë. (lexo këtu)

Këngëtari tha se ka qenë si një lloj hakmarrjeje ndaj ish-të dashurës së tij, e cila u identifikua me nofkën ‘bebe’. “Mu ka dhimt vetja dhe koha”, u shpreh 45-vjeçari.

“Definitivisht është se podcasti ka ndodhur pak ose më shumë inati në kuptimin e realizimin e tij për me ia kthy dikujt tjetër. A është bashku apo jo me Afronën, nuk është e vërtetë, por podcasti është bërë me inati për një person që hala e du dhe me ndiku tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda Big Brother VIP Kosova II, që kam kallxu dashni për të dhe që hala kam dashni për të”, theksoi ish-konkurrenti i Big Brother.

Blero ndër të tjera shtoi: “‘Bebe’ më ka dëshpëruar, sepse ne kemi pasur me udhëtu një vend bashkë, ajo ka shkuar, unë s’kam mbërri dhe pastaj janë prish raportet, por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com