Azgan Haklaj në Dritare Tv ka komentuar frontin opozitar mes disa partive, duke e konsideruar këtë një konfederatë anti-SPAK.
Haklaj tha se kjo konfederatë është krijuar nga opozitarëve për probleme personale dhe për mbijetesën politike.
“Ajo është një konfederatë anti-SPAK, sepse shqetësimi i tyre nuk është demokracia por mbijetesa e tyre politike. Pas shpalljes non grata dhe përjashtimit nga PD të Sali Berishës, kemi asgjësimin e Kushtetutës dhe votës së lirë.
Pas Gërdecit, Berisha bleu heshtjen e opozitë së Ramës. Kemi një oligarki politike dhe ekonomike, mes krimit të organizuar nga pushteti. Nga 2018-2021, ku u rrëmbye karrigia e Bashës, kemi një triarki, Berisha-Meta-Rama.
Berisha deklaroi se nuk do ta përziejë PD me problemet e tij personale, lufta në Parlament bëhet gjoja. Në demokraci ka dy shtylla, opozitë dhe mazhorancë, ndërsa nën emrin e fjalës së lirë, ata po bëjnë një dramë në dyert e Parlamentit. Janë skeçe.
Çdo demokrat e kupton se kjo bëhet për ti bërë ballë SPAK, i cili kërkon çlirimin e demokracisë. Ky investim i SHBA tek SPAK po jep frytet e para, po kthen drejtësinë në vend. Tani po gjenden forma, pasi nuk ndërhynë dot te Reforma Zgjedhore, dolën me skemën tjetër, me konfederatën, çfarë është dhe kush është aty”, tha Haklaj./m.j