Hakerët kinezë sulmojnë Departamentin Amerikan të Thesarit

Hakerët kinezë sulmojnë Departamentin Amerikan të Thesarit. Vetë zyrtarët e këtij departamenti njoftuan se sulmi ndodhi në fillim të këtij muaji. Hakerët përdorën një sistem të fshehtë të njohur si “kërcënimi i përparuar i vazhdueshëm”.

Sipas zyrtarëve amerikanë, pre e sulmit ranë kompjuterët e punonjësve të këtij departamenti. U grabitën informacione që nuk janë të kategorizuara si sekret.

Ky fakt mbështet bindjen se sulmi është kryer nga hakerë të lidhur me struktura shtetërore, pasi kur sulmohen institucione financiare, tendenca e hakerëve është të grabisin fonde ç’ka në këtë rast nuk ka ndodhur.

Uashingtoni e konsideroh këtë “një ngjarje të rëndë”, për të cilën po heton FBI. Megjithatë, Pekini zyrtar i konsideroi akuzat “sulme me qëllim njollosjen”, ndërsa tha se Uashingtoni nuk ka asnjë fakt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com