Në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zgjodh ditën e sotme për herë të parë një kryeministër shqiptar dhe ai është Talat Xhaferi.
Pak para votimit në Kuvend, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shfaqur në një video duke kënduar një këngë patriotike shqiptare në një nga zyrat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Ahmeti dëgjohet të këndojë, ndërsa në zyrë është dhe kryeministri i qeverisë teknike, Xhaferi.
Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në shtetin fqinj.
Për zgjedhjen e ekzekutivit, që ka mandat prej 100 ditësh, votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
/f.s