Teksa zhvillonte një bisedë në ambientet e jashtme të shtëpisë bashkë me disa prej banorëve të tjerë, Jul Deda ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Heidit.
Banori shprehet se që në fillim të spektaklit, Heidi e ka parë që ai është një lojtar i fortë por nuk mund të krijonte një marrëdhënie me të për shkak se është një burrë i martuar dhe kështu gjeti dikë tjetër dhe krijoi një romancë brenda shtëpisë.
“Ti e ke parë që në fillim që ky burri është një lojtar i fortë(referuar vetes), por nuk lidheshe dot me të se ishte i martuar, por gjeti tjetër. Hajde flasim, doni të flasim tamam dhe t’i themi gjërat troç?…”- shprehet ai.
Rikujtojmë që përgjatë këtyre ditëve qendra e diskutimeve të banorëve ka qenë Heidi dhe Romeo e ndërsa ditën e sotme Egla ka zhvilluar debate të ashpra me Heidin teksa është shprehur se ajo është shkaktare dhe kryesorja që e ka bërë Romeon të duket sikur po e trajton si diçka të pavlerë partneren e tij. Kliko këtu