Gazetari Elvi Fundo ka ironizuar me një postim të bërë në rrjete sociale, ku thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj “qëndron” pas skualifikimit të Eglës nga “BBV”, teksa thotë se po përpiqet të shfrytëzojë vëmendjen që ka ky format për të larguar vëmendjen nga hetimet e dosjes 5D që çoi në pranga ish-drejtorët e Bashkisë.
“Edhe Eglën që nxorrën nga Big Brother nga pas qëndron Veliaj. Lali sponsorizon Top-in, i duhet që të heqë vëmendjen se me media s’po ja del dot, me gënjeshtrën ish-drejtore se besoi kush talonin nën hetim nga SPAK me 2 kallzime. I treti e pret në ajër. Tani si ka ngel gjë tjetër Lalit, se edhe tëmthin e hoqi, veç të bëjë ndryshim gjinie. Nesër materiale të tjera nga hetimet e dosjes 5D deri tek gazetarët gjobaxhinj të paguhen nga drejtorët e bashkisë”, shkruan ai.