Edona James, banore e Big Brother VIP Kosova, vijon të marrë vëmendje për shkak të deklaratave tësaj.
Në një debat verbal me banorin tjetër, Meti Alshiqin, ajo tha se emri i saj është i madh, madje shkoi aq larg sa e krahasoi emrin e saj me atë të komandantit legjendar, Adem Jasharit.
“Emri jem është i madh, sikur i Adem Jasharit”, tha ajo.
Pas kësaj reaguan menjëherë banorët e tjerë, ku një ndër ta ishte Meti i cili i tha se nuk duhet të bëjë krahasime të tilla.
“Mos e krahaso veten me atë emër, duhet me t’i dhënë Zoti edhe 1 mijë vjet jetë me e mbërri vetëm 10 për qind të atij që e përmende”, iu kthye Meti, Edonës.