Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimin e 19 të akuzuarve, pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë.
Ata kërkuan ndryshimin e masës së vendosur nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Disa prej të akuzuarve janë Arben Domi, Arnol Shpata, Artur Mata, Altin Hasani, Antonio Specchio dhe Arba Hysenllari.
Sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha për Top Channel, dyshohet se në 6 muaj hynë në Shqipëri 260 shtetas të huaj, duke ndjekur linjën ajrore Dubai-Rinas, dhe më pas shpërndaheshin për të kaluar kufirin e gjelbër, të ndihmuar nga trafikantë.
Pjesë e përgjimeve është një bisedë mes të arrestuarit Endri Seiti, nga Tirana, si organizator i aktivitetit kriminal dhe Arba Hysenllari. Seiti i flet Hysenllarit për drejtorinë e Tiranës, ndërsa Arba i thotë se ka një mikeshë te emigracioni.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më 31.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 20 akti, datë 22.05.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personit nën hetim A.H., T.P., A.M., A.D., I.A., E.I., B.M., A.H., A.S., Sh.M., A.Sh., Xh.Ç., Xh.K., L.S., E.S., E.B., L.T., E.H., E.D., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 37, datë 10.04.2024, verifikuar me vendimin nr. 39, datë 14.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 37, datë 10.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 39, datë 14.04.2024 të së njëjtës gjykatë, për sa ka disponuar për ankuesit A.H., T.P., A.M., A.D., I.A., E.I., B.M., A.H., A.S., Sh.M., A.Sh., Xh.Ç., Xh.K., L.S., E.S., E.B., L.T., E.H., E.D”, sipas njoftimit.
Pjesë nga përgjimet/ Datë 19. 10. 2023
Endri: Kanë ardh nga drejtoria e Tiranës nja njëqind e ca veta, i ka marrë agjencia (nuk kuptohet)
Arba: Këtu e përgjithshmja?
Endri: Jo jo e madhja fare.
Arba: Po pra e madhja fare ku është, a është kjo ke brryli.
Endri: po ajo
Arba: E kam shoqe të ngushtë atë të emigracionit.
Endri: S ati e ka emrin, malokja me? (nuk kuptohet)
Arba: Jo jo tjetri, është tek drejtoria, është tek zyra e emigracionit.
Endri: E njef atë mikun tonë?
Arba: Nuk e di pra, e pyta unë, i thash unë, kur tha ajo, kështu kështu, i thash shif njëherë, për zyrën time, a ka ndonjë emër a ndo një gjë aty, ja do shof unë, e do të them më tha, po nuk më ka thëne gjë.
Endri: Ai thotë po, po sbesoj.…. (nuk kuptohet) kam bo shpenzime e marrtë dreqi….
Shënim: Kjo bisedë zhivillohet midis shtetasve Arba Hysenllari dhe Endri Seiti, ku dyshohet se bëhet fjalë per shtetasin Edmond Braha.
Lani i tregon dicka Arbes me zë të ulët… ke njerëz mbrapa.. flitet për trafikun Shqipëri Kosovë, e paqartë. Ky është kalamo, ky nuk kupto fare ça dmth… e paqartë, ma tregoj… Arba: Un shyqyr kam pas numër pune pa emrin tënd fare.. unë e shifsha makinën e çunave frenosha, ai fotografonte, ikte… ky vazhdonte prap. Kan vu dhe gps. Arba: Jo mo jo ato janë të gjitha me tabulta me dash… Lani, nje e kemi gati e paqartë…
Shënim: Kjo bisedë zhvillohet midis shtetasve Arba Hysenllari dhe Luan Tafalla ku ky i fundit dyshohet se shpreh friken rreth policisë dhe biseda lidhet me ngjarjen e datës 10.09.2023.
Mondi desha të dija pse i del ai i Xhafës nuk ka drejtë leje ? Do t’ia jap Mondit sot, Xhafës i kam shkrujt që nuk i doli, e ka pare Xhafa ia kam nis na 1 pa njëzet.
Shënim: Kjo bisedë zhvillohet midis shtetasit Luan Tafalla dhe Edmond Braha.
Pjesë nga përgjimet/ Datë 30.10.2023
Në zyre hyn Endri, dëgjohet Lani që i thotë: –Mondi ma dha numrin e asaj, kemi qit në kontroll tha, po kontrollohen të githë se kanë ardhë 350, ishte dhe emrin e Lulit, u vonua tha ajo dhe erdhi pastaj dhe e pashë emrin.
Shënim: Kjo bisedë dyshohet se zhvillohet midis shtetasve Luan Tafalla dhe Endri Seiti, ku dyshohet se flasin për shtetasin Edmond Braha.
Pjesë nga përgjimet/ Data: 17.11.2023
Endri: Te ikim te Mondi.
Arba: Nuk vij unë te Mondi
Endri: Me nje kemb
Arba: Hajde te te lej atje, e re iki une.
Endri: Shko pyte ti, se mu smë lejohet të futem brenda.
Arba: Pse stë lejolet ty? Ti je një përtac, nje dh***, nuk takon as edhe 1 lloj robi, shko takoje Mondin vet, ja ti shkruaj Mondit ketu.
Endri: Ça jam unë, ça jam?
Endri: E mori Lani dje, hajde te zyra tha
Arba: Dh*** je
Endri: Më kërkojnë lekë, ty stë kërkojnë lekë.
Arba: E të shkoj unë ë? Po jo mo zotëri të shkojë Lani, të shkoj Lani dhe ti/m.j