Një 45-vjeçar shqiptar raportohet se është gjetur pa shenje në banesën e tij në Volos të Greqisë.
Shqiptari, i cili jetonte në Nea Joni, është gjetur i vdekur i mbyllur brenda banesës nga të afërmit e tij.
Këta të fundit u vunë në kërkim të tij, të shqetësuar pasi ai nuk u ishte përgjigjur telefonatave të tyre të vazhdueshme.
Akoma nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes, por raportohet se trupi i viktimës është dërguar për autopsi.