Greqi/Aksident i rëndë në Halkidiki, ndërron jetë 25 vjeçari shqiptar (Fotot+Emri)

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Halkidiki të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e një 25 vjeçari shqiptar.

Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia-Sani, 650 metra para se të shkosh në hotelin “Sani Dunes”.

Mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com