“Gratë, zemra e Partisë Socialiste”, Manastirliu: Në Tiranë do të marrim minimumi 19 mandate

Në takimin e organizuar nga PS me vajzat dhe gratë Socialiste për Shqipërinë 2030, që po mbahet në teatrin e Operas dhe Baletit, ku është i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, drejtuesja e fushatës së kryeqytetit, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar rolin e vajzave dhe grave në Tiranë që sipas saj do t’i japë fitoren e dhjetë, Partisë Socialiste në të gjithë vendin.

“Nuk ka më bukur sa ta nisësh këtë fushatë me ju, që nuk jeni vetëm forca e PS por dhe zemra e saj. Nuk është një klishe por realitet që e ka ndërtuar Edi Rama, duke rritur rolin e grave në vendimmarrje.Jam vërtetë krenare që jam pjesë e njëjtës skuadër, që ndaj në këtë sallë dhe jashtë saj përgjegjësinë e organizmit elektoral të forcës sonë politike që do të udhëheqë fitoren e dhjetë radhazi.

Në çdo nivel drejtimi gratë përfaqësohen denjësisht. Falë kontributit të çdo njërës prej jush, jo vetëm në Tiranë, por gjithë vendin PS po shkon drejt fitores së mandatit të katërt”, tha Manastirliu.

“Në Tiranë do të marrim minimumi 19 mandate”, ka shtuar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com