E papritur ishte deklarata e Gracianos në spektaklin e sotëm teksa u shpreh se Romeo e ka ngacmuar Erjolën gjatë kohës që ata kanë qenë jashtë shtëpisë.
Kjo deklaratë është shoqëruar me debate të forta, ndërsa Erjola shpërtheu duke bërtitur dhe duke qarë, pasi tha se nuk është e vërtetë.
Graciano: Duke e njohur Erjolën, shikoj që Romeos i bëjnë sytë xixa dhe ishte duke parë ku ishte Erjola. E kam pyetur Erjolën çfarë po ndodh. Ti duhet të mbash fiksimet e tua në kontroll, nuk është faji im. A je ti që e ke pasur fiksim duke i çuar mesazhe dhe ta ka lënë seen gjatë gjithë kohës.
Erjola: Çfarë po thua? Nuk është e vërtetë! Jeni tu hedh shashka kot, më keni errësuar sytë! Seriozisht doni të më nxirrni nga shtëpia në këtë mënyrë?
Graciano: Më shiko në sy dhe bëhu burrneshë. E di situatën. Më ke thënë mos e hap si muhabet, ty të intereson për lojë. Është e vërtetë pse po aktron?
Erjola: E kam me sportivitet, çuni huaj ka të dashurën këtu brenda dhe dy javë para finales dalin këto muhabete. Nuk ka pasur asnjë komunikim, e bëjnë fakt të kryer dhe ka 4 ditë që injoroj provokimet. Me djalin e huaj s’kam pas afrimitet.