Një grabitje me dhunë është regjistruar në një pallat në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës.
Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në zonën e unazës së qytetit, ndërsa raportohet se, autorët kanë arritur të futen në një banesë, duke dhunuar një të moshuar, pasi kishin hyrë për ta grabitur.
Si pasojë e dhunës së ushtruar, i moshuari është dërguar me urgjencë në spital, për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë.
80-vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë, pasi është goditur me sende të forta.
Policia, me të marrë njoftimin, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorëve.
/a.r