Një ngjarje e rëndë mendohet se ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, pasi një 68 vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen 10 Korriku.
Sipas raportimeve të para mendohet të ketë qenë pre e një grabitjeje, pasi u gjet i zhveshur dhe dyshohet se është goditur me sende të forta në pjesën e nofullës.
Viktimën e kanë grabitur dhe më pas e kanë vrarë.
Sakaq, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke bërë kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës.