Grabitet me armë minimarketi në Drenovë, autorët marrin rreth 20 mijë lekë dhe cigare…

Një minimarket ra pre e grabitësve pasditen e kësaj të diele në fshatin Drenovë të Korçës. Sipas asaj që raporton paraprakisht gazetarja Daniela Zisi, autorët ishin dy persona dhe nën kërcënimin e armës, ata kanë mundur të marrin rreth 20 mijë lekë nga dyqani, si dhe disa paketa cigaresh.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk pati të lënduar. Me të marrë njoftimin, në minimarket në fjalë shkuan efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e dyshuar dhe kapjen e tyre.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes“, tha policia e Korçës në një njofim për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com