Tre të mitur janë arrestuar nga policia në Vlorë. Ata janë autorë të grabitjes me dhunë të një 70-vjeçari në qytetin bregdetar.
Të rinjtë i morën paratë të moshuarit dhe siç duket nga pamjet janë larguar me vrap. Megjithatë gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi, në lagjen “Pavarësia”, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre. Si rezultat i veprimeve profesionale u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i tre autorëve të dyshuar, shtetasve: P. K., 16 vjeç, K. K., 16 vjeç dhe A. A., 15 vjeç, të tre banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.01.2024, në lagjen “Pavarësia 2”, i kanë marrë me dhunë një shumë parash, një 70-vjeçari”, njoftoi policia.
Në pamjet e shpërndara nga policia duket edhe momenti i ndalimit të tyre.
/f.s