Grabitën banesën e dy shtetaseve të huaja, arrestohen tre persona në Vlorë, njëri i dënuar për vrasje

Dy persona janë arrestuar si autorë të vjedhjes së një banese të marrë me qira nga dy shtetase të huaja në qytetin e Vlorës.

Në pranga si autor të vjedhjes kanë rënë Altin Toto dhe Klajdi Bani, që rezulton i dënuar për vrasje në shtetin grek. Gjithashtu është arrestuar edhe Orland Plepi, që ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës me qëllim fshehjen nga kontrollet e Policisë.

Sekuestrohen gjatë operacionit: një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare.

/S.T

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com