Gonxhe: Pensionet, 770 milionë euro është kostoja e buxhetit për vitin 2025

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se, për vitin 2025, kosto e buxhetit të shtetit për pensionistët kap shifrën 770 milionë euro.

Ministri Gonxhja tha se, indeksimi 4.1% për pensionistët është i përcaktuar me ligj dhe për vitin 2024 ky indeksim kushton 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Sipas tij, akumuluar edhe për vitin tjetër ky tregues është edhe 100 milionë të tjera.

Ministri, gjatë fjalës së tij, u ndal edhe në mbështetjen që qeveria adreson për pensionistët, si bonusi, reduktimi i çmimit të energjisë për kryefamiljarët vetmuar pensionistë etj.

“Duke llogaritur dhe bonusin për pensionistët llogaritet të kemi një ngarkesë financiare nga buxheti për vitet 2024-2025 në vlerën e 300 milionë eurove”, tha Gonxhja.

Ai theksoi se, “duke llogaritur edhe të gjitha mbështetjet që adresohen qeveria për pensionistët, plus dhe deficitin nga skema e kontributeve shoqërore, paketa financiare për pensionistët do t’i kushtoj buxhetit të shtetit 770 milionë euro për vitin 2025.”

Kuvendi miratoi të enjten me 71 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim Buxhetin Faktik të vitit 2023.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com