Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për Rei Metën, djalin e anëtares së KLP, Nurhan Seiti, i cili në gusht të vitit të kaluar goditi me grusht për vdekje Armando Meshaun në Vlorë.
Apeli dënon me 2 vite 3 muaj burg Rei Metën, i cili përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 1 vit e 6 muaj burg.
NGJARJA
Ngjarja ka ndodhur ne gusht te vitit te kaluar, kur viktima dhe 33-vjeçari Rei Meta kanë dalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit, ku ndodhi edhe krimi, për të printuar disa dokumente.
Por Armando Meshau dyshohet se nuk e kishte dokumentin me vete dhe këtu ka nisur konflikti mes tyre.
Teksa po diskutonin me njëri-tjetrin, viktima ka folur me tone të larta dhe autori i është kundërpërgjigjur duke i thënë: “mos më ngri zërin” dhe më pas situata ka agravuar.
55-vjeçari mësohet se e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.
Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm./m.j