Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest ne burg për 52 vjeçarin Jakup Shahu, i dyshuar për veprën penale vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë, në dëm te bashkëshortes Edlira Shahu.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e datës 23 maj në banesën e çifiti, në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në kryeqytet, teksa 52-vjeçari qëlloi Edlirën bashkëshorten me thikë në qafë dhe në shpinë.
Organi i akuzës ka relatuar para gjykatës së Edlira Shahu është në gjendje të rëndë si pasojë e 3 goditjeve me thikë që ka marrë, njërën plagë e ka në qafë.
52 vjeçari ka qenë i dënuar edhe me herët për vrasje, pasi në vitin 2011 ka qëlluar për vdekjen 28-vjeçarin Arjan Mejdani. Shqiptarja.com