Goditet me grushte avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi

Tre persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar me grushte Sokol Mëngjesin, një nga avokatët e Sali Berishës.

Mëngjesi ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-bllokut. Policia ka nisur hetimet.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com