Goditen tre raste të armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së drogës, Balla: Pres të tjera rezultate në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me operacionet më të fundit të policisë së Shtetit, ku janë goditur 3 raste të armëmbajtje pa leje, dhe në Tiranë 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se pret të tjera rezultate në luftë kundër krimit në përgjithësi dhe kundër krimit të organizuar në veçanti.

Postimi:

Policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjet nëpërmjet megaoperacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Fier dhe në Lushnjë, janë goditur 3 raste të armëmbajtje pa leje dhe në Tiranë 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Janë sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikovë, armë të ftohta, sasi të mëdhaja municioni luftarak dhe lëndë narkotike.

Pres të tjera rezultate në luftë kundër krimit në përgjithësi dhe kundër krimit të organizuar në veçanti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com