Siç duket ka mbaruar dhe qetësia në ‘Ferma VIP’. Pasi shumë fermerë janë parë herë pas here të debatojnë me njëri-tjetrin.
Dijonisi dhe Gloria, mbremjen e djeshme janë “perplasur” me njëri-tjetrin, ku shkak është bërë ndarja e punëve në fermë.
Madje, Gloria është shprehur se nuk do që të ketë më asnjë lidhje me Dijonisin.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: Pse më provokon?
Gloria: Unë të povokoj? Unë të thashë thjesht ulë zërin
Dijonisi: A kam thënë që nuk dua të zihem me ty?
Gloria: Po pse zihesh?
Dijonisi: Po ti pra më bërë të ziheshim. Për ofendimet të kërkoj falje.
Diskutimi është mbyllur me Glorian e cila i kërkon Dijonisit të mos kenë asnjë kontakt së bashku.