Gjyqtarja që e nxori nga burgu, nuk ndryshon mendje për pasurinë. Rrëzon kërkesën e Malltezit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të tij, vila dhe apartamente, me vendndodhje kryesisht në Tiranë.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi, për të cilën SPAK ka kërkuar përjashtimin nga procesi, ka qenë ajo që ka vulosur vendimin për pasuritë e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Po ashtu, gjyqtarja e shumëpërfolur është ajo që dha vendimin për daljen nga burgu të Malltezit dhe vendosjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com