Ylli Pinari, ish-drejtor i ndërmarrjes shtetërore “Meico”, ishte dëshmitari i radhës në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme.
Pinari, i shpallur fajtor në dosjen e parë “Gërdeci”, rrëfeu si ishte vënë në kontakt me Patrik Henri, përfaqësuesin e SAC, kompanisë amerikane të përfshirë në demontimin në Gërdec.
“Fillimisht kemi pasur komunikime me email. Pas shkëmbimit të informacionit Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi. Meico nuk ka qenë e përfshirë në përzgjedhjen e Gërdecit”, mësohet të ketë thënë ai.
Patrik Henri, pronar i SAC, ishte partner me Delijorgjin, i cili ishte pronar i Alba Demil.
SAC merrej me demontimin, ndërsa Alba Demil me ngritjen e infrastrukturës dhe rekrutimin e punonjësve, që në fakt ishin gra, fëmijë, por edhe baxhanaku i Sali Berishës, Mehmet Hoxha.
Patrik Henri ishte bashkëpronar me 25% të aksioneve në kompaninë Alba Demil me Delijorgjin.
Nga ana tjetër, Patrik Henri përfaqësohej nga shoku i Shkëlzenit, Rrahman Selmanllari, ndërsa vetë Shkëlzeni lëvizte fijet lart, duke pasur babin, Sali Berishën, kryeministër.
Kur shpërtheu Gërdeci, Patrik Henri dhe Dlijorgji nisën të akuzonin njëri-tjetrin si përgjegjës dhe madje të implikonin edhe emra të tjerë.
/f.s