Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pasi kishte ankimuar një sekuestrim të kryer nga ana e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
SPAK sekuestroi disa prova, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për pasuri apo send në emër të saj.
Ende nuk dihet se çfarë është vendosur në sekuestro ndërsa seanca po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme nga gjyqtari Erjon Çela dhe prokurorin e posaçëm Sotir Kllapi. Mësohet se Kryemadhi nuk është paraqitur këtë të enjte por përfaqësohet nga avokati Redi Llanaj.
SPAK ka nisur më herët verifikim në lidhje me një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që ka kryer Kryemadhi ndërsa nuk ka deklaruar pagesat që ka kryer.