Gjykata e Kasacionit në Itali i ka dhënë të drejtë Qeverisë së Giorgia Melonit në lidhje me përcaktimin se cilat vende janë të sigurta dhe cilat jo, në raport me kthimin e emigrantëve që kërkojnë azil në Itali.
Gjykata ka argumentuar se është në tagrin e qeverisë italiane, të vlerësojë si të sigurta apo jo, vendet nga ku vijnë emigrantë.
“Për përcaktimin e vendeve të sigurta, gjyqtari i konfirmimit, si garant i shqyrtimit të çdo rasti individual, për efektivitetin e të drejtës themelore për lirinë personale, nuk zëvendëson vlerësimin që, në përgjithësi, i përket vetëm Ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrave të tjerë që marrin pjesë në këtë proces”, shkruajnë gjyqtarët e Seksionit të Parë Civil të Gjykatës së Kasacionit në një “urdhër ndërmjetësues”.
Vendimi vjen pas ankesave të paraqitura nga qeveria kundër moskonfirmimeve fillestare për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri.
Pak ditë më parë Meloni tha së në janar do të rifillojnë operacionet me azilkërkuesit drejt Shëngjinit dhe Gjadrit, duke theksuar se modeli italo-shqiptar do të funksionojë.