Kryeministrja Giorgia Meloni vijon të këmbëngulë në lidhje me çështjen e dërgimit të emigrantëve në vendin tonë. Nga Finlanda, Meloni deklaroi se të hënën ka thirrur një takim për temën e Shqipërisë për të kuptuar se si do të veprohet.
“Kam thirrur nesër një takim për temën e Shqipërisë për të kuptuar se si do të veprohet”. Kështu iu përgjigj kryeministrja Giorgia Meloni një pyetjeje në fund të samitit Veri-Jug në Saariselka, në Lapland të Finlandës.
Sipas saj Gjykata e lartë ka vendosur në favor të qeverisë për përcaktimin e vendeve të sigurta.
“Më duket se Gjykata e Lartë vendosi në favor të qeverisë, është e drejta e qeverive të përcaktojnë se cilat vende janë të sigurta, ndërsa gjyqtarët mund të hyjnë në çështje individuale, jo t’i zbatojnë ato plotësisht”, deklaroi kryeministrja italiane.
Përveçse në vendin tonë, shkruan se çështja e dërgimit të azilkërkuesve italianë në Shqipëri është bërë pjesë e debatit të brendshëm italian, mes qeverisë dhe drejtësisë, por edhe të qeverisë dhe opozitës.
Autoritete italiane kanë nisur dy herë anijen me emigrantë në Shëngjin dhe pas mbërritjes ato janë janë kthyer sërish në Lampeduza për shkak të vendimit të gjykatës.