Gjykata e Lartë e SHBA ka deklaruar se do të dëgjojë një çështje historike për të përcaktuar nëse Donald Trump mund të kandidojë për president.
Gjyqtarët ranë dakord të pranojnë apelimin e Trump kundër një vendimi të Kolorados për ta hequr atë nga votimi i vitit 2024 në atë shtet. Çështja do të shqyrtohet në muajin Shkurt dhe vendimi do të zbatohet në mbarë vendin.
Paditë në një numër shtetesh po kërkojnë të skualifikojnë Trumpin, duke argumentuar se ai u përfshi në kryengritje gjatë trazirave të Kapitolit të SHBA rreth 3 vjet më parë.
Vendimi i Gjykatës së Lartë për të dëgjuar apelin e Trumpit erdhi pasi prokurorët e përgjithshëm nga 27 shtete depozituan një deklaratë duke i kërkuar gjykatës të refuzonte vendimin e Kolorados. Në të, ata argumentojnë se heqja e Trump nga votimi do të krijonte kaos të gjerë.
“Më e qartë, ajo hedh konfuzion në një cikël zgjedhor që është vetëm disa javë larg. Përtej kësaj, ajo shqetëson rolet përkatëse të Kongresit, Shteteve dhe gjykatave“, thuhet në parashtresë.
Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së SHBA ndalon këdo që është angazhuar në kryengritje ose rebelim të mbajë poste federale, por avokatët e ish-presidentit argumentojnë se ai nuk vlen për presidentin.
/f.s