Gjykata e dënoi Trump me 355 milionë dollarë, kamionistët bojkotojnë Nju Jorkun

“Kamionistët për Trump”, një organizatë e themeluar nga shoferët e mjeteve të transportit të rëndë, që mbështesin ish-presidentin amerikan Donald Trump, kanë nisur një fushatë bojkotimi në qytetin e Nju Jorkut.

Ky vendim erdhi pasi një gjykatë dënoi ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë për të paguar 355 milionë dollarë për akuzat e mashtrimit dhe e ndaloi ish-presidentin të menaxhonte bizneset e tij në qytet për tre vitet e ardhshme.

Trump komentoi nismën e protestës në faqen e rrjeteve sociale Truth, duke e quajtur veten “të nderuar që ka kaq shumë patriotë në krah të lirisë”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com