Gjykata e Apelit konfirmon dënimin me burg për ish-presidentin francez Sarkozy

Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi dënimin për ish-presidentin e vendit, Nicolas Sarkozy nën akuzën e financimit të paligjshëm të fushatës së tij në vitin 2021, por dënimi iu përgjysmua me 6 muaj burg.

Nga 1 vit që duhej të vuante në burg ish-presidenti do të kryejë vetëm gjysmën e kësaj kohe pas hekurave. Mediat e huaja shkruajnë se Sarkozy u dënua për çështjen e ashtuquajtur “Bygmalion”, lidhur me financimin e paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2012 .

Sipas gjykatës, është provuar se Sarkozy ka fshehur shpenzimet e tepërta të paligjshme në fushatën e tij të rizgjedhjes 2012, ku u mund nga socialisti Francois Hollande.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com