Charles McGonigal, një nga agjentët më të lartë të FBI-së u dënua me mbi 4 vjet burg këtë të enjte për bashkëpunimin e tij të fshehtë me një oligark rus.
“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike. Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi” – tha McGonigal gjatë dëshmisë.
Gjykatësja Jennifer Rearden bëri vlerësime për “kontributet e jashtëzakonshme” të McGonigal në operacionet kundërspiunazhit në emër të vendit, por vuri në dukje “seriozitetin e jashtëzakonshëm” të zgjedhjes së tij për të punuar për Oleg Deripaska, të cilin SHBA e sanksionoi për mundësimin e aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim me 5 vjet burg pasi e akuzuan atë për abuzim duke punuar fshehurazi me Deripaskën.
McGonigal ka edhe një proces tjetër në Uashington për lidhjet e tij me Shqipërinë dhe për marrjen e mijëra dollarëve të cilat nuk i deklaroi.