Lulzim Spahija alias Arapi nga qyteti i Lushnjës konsiderohet si gjuajtësi Nr.2 i Laert Haxhiut, njeriut që drejton një fraksion kriminal në disa qytete të vendit dhe që aktualisht ndodhet në një nga burgjet greke.
Ky që shihni në këtë foto, është Lulzim Spahija, i cili aktualisht po mbahet i izoluar në ambjentet e burgut të Beratit, si person i dyshuar për vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.
Sipas dëshmisë së vëllait të viktimës, Fridman Xhaferaj, Aleksandër Xhaferaj, tregon se të vëllanë e ka lënë në dorë të Lulzim Arapit.
“…në datën 24 Maj 2021, së bashku me vëllanë tim Fridmanin ka ardhur në shtëpi një person me emrin Kristi Bixheku, që drejtonte makinën tip “Mercedez-Benz” me ngjyrë të zezë me targa AA 980, ndërsa dy shkronjat e fundit nuk i mbaj mend. Bixheku, na ka marë mua dhe Fridmanin dhe së bashku kemi shkuar në Elbasan, dhe aty jemi takuar me Lulzim Arapin. Mbasi kemi konsumuar kafe, jemi ndarë ku unë dhe Kristi jemi kthyer në Lushnjë, ndërsa Lulzimi dhe Fridmani, kanë shkuar në drejtim të Korçës. Kur kemi shkuar në Lushnjë, Kristi Bixheku, ka paguar një shumë prej 22.000 lekë, pasi i ka prerë biletën për të shkuar në Greqi…”-është shprehur Aleksandër Xhaferaj.
Sipas Artan Tafanit, bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Lulzim Arapi, është një nga personat që vret për llomgari të Laert Haxhiut.
Në dëshminë e Tafanit, Arapi përmendet si pjesëmarës thuajse në të gjitha ngjarjet kriminale që kanë kryer në Lushnjë dhe disa qytete të vendit, si Tepelenë, Peqin, Pogradec dhe Korçë.
Bashkëpuntori ka treguar se Lulzim Arapi, njeriu që ka qëlluar me pistoletë nga pas koke, Fridman Xhaferaj, teksa dy vetë të tjerë e mbanin tek dy krahët.
Pjesëmarës në një tjetër vrasje, Artan Tafani e fut Arapin edhe tek ngjarje e eleminimit të Çajup Selimit në Tepelenë, vrasjen e Albi Bashaliut, Elton Mermalit në Peqin dhe tentativën e vrasjes me paramendim ndaj, Kujtim Meta në Lushnjë, i cili ishte shok me Besnik Hidën.
Gjithashtu Lulzim Spahija alias Arapi, sipas dëshmitarit ka marë pjesë në tentativën për të goditur me armë dhe vrarë, avokatin Adriatik Doga dhe vendosjen e tritoleve tek banesat dhe biznesnet e Bujar Turkut, Bashkim Rajkut, Arian Aliço dhe Erion Çoku.
Gjithashtu, sipas bashkëpuntorit të prokurorisë, Lulzim Arapi alias Spahija, është autor i disa vjedhjeve në Lushnjë.