Kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenët e lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lami u lanë në burg nga GJKKO.
Gentian Romano, avokati që mbron Berberin, tha për mediat se SPAK ka kthyer një proces juridiko civil në proces penal.
Ai pretendoi se Berberi s’ka asnjë lidhje me kompanisë ‘DAAM’ sh.p.k, pasi e ka shitur.
Fjala e avokatit Gentian Romano:
Në qëndrimin tonë e kishim kundër akuzave që janë dhënë nga prokuroria. Akuzat e prokurorisë e them me bindje janë akuza të cilat vetëm kërkojnë që të shtrëngojnë gjykatën në dhënien e masës “arrest me burg”.
Si është e vërteta me tenderat?
Nuk është përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender nga ana e Evis Berberi.
A është Berberi zotërues i kompanisë “DAAM shpk” ku janë dhene tendera nga ARRSH ?
Zotërues të kompanisë janë të tjerë. Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronar.
Si ka mundësi që ka vazhduar të marrë para ?
Këtë informacion e keni të gabuar. Nuk e keni lexuar dosjen, ajo që pretendoni është e gabuar dhe ju ftoj mos ta vazhdoni.
Këto vlera janë të pavërteta dhe të pa analizuar nga anë e strukturës së posaçme. Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Këto gjëra do të sqarohen në vijim.
Nuk ka vlera ekonomike të përfituara nga Berberi në favor të tij nga shoqëritë që pretendohet. Një proces, juridik, civil dhe tregtar e kthyen në cështje penale./m.j