GJKKO i dha 2 vite burg: Çfarë shkruajnë mediat greke për dënimin e Belerit!

Mediat greke Protothema.gr dhe Kathimerini kanë shkruar për vendimin e GJKKO-së për të dënuar me 2 vjet burg Fredi Belerin.

“Dy vite burg është vendimi i gjykatës për Fredi Belerin dhe akuzat me të cilat përballet. Partneri i tij, Pantelis Kokavesis, u dënua me 3 vjet shërbim prove. Avokatët e tyre pritet të apelojnë vendimin e gjykatës shqiptare. Më herët, Fredi Beleri iu drejtua gjyqtarëve duke u shprehur: “Sot duhet t’i thoni jo presionit të pushtetit, jo dënimit pa prova, jo diskriminimit, thojini jo nacionalizmit të sëmurë, thojini po ndarjes së pushteteve, po drejtësisë së pavarur, thojini po barazisë para ligjit. Dua t’ju them me siguri të plotë se nga dita e parë që ka nisur ky rast deri më sot, është dhe mbetet një çështje politike.

Vendimi për arrestimin tim është marrë ditën e mërkurë, datë 10.05.2023, në një mbledhje të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku kanë marrë pjesë drejtues nga të gjitha drejtoritë e policisë. Ky është pikërisht vendimi që propozimi i prokurorëve erdhi për të legjitimuar. Plani ishte të më arrestonin për të humbur zgjedhjet dhe të më lironin sërish një javë pas zgjedhjeve. Plani në fjalë u prish nga qytetarët e Himarës që më zgjodhën kryetar bashkie.”, tha ai para gjyqtarëve, shkruan Protothema.gr.

Çfarë shkruajnë mediat greke për dënimin e Belerit!

Ndërsa Kathimerini shkruan se: “Greqia i kishte bërë thirrje qeverisë së Shqipërisë të ndalonte procesin kundër Fredi Belerit, duke thënë se rasti mund të ndikojë negativisht në aplikimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Shqipëria është një anëtare kandidate që negocion anëtarësimin e plotë. Avokati i Belerit, Geni Gjyzari, pohoi se vendimi ishte “politik siç e kishte urdhëruar kryeministri”, duke shtuar se ai do të apelonte. Qeveria e Shqipërisë ka thënë se nuk mund të bënte asgjë derisa çështja ishte në gjykatë. Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë postkomuniste kanë qenë të vështira ndonjëherë, kryesisht për çështjet e të drejtave të pakicave dhe komunitetit të konsiderueshëm shqiptar në Greqi.”/m.jÇfarë shkruajnë mediat greke për dënimin e Belerit!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com