Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në GJKKO, e cila la në fuqi masën ” detyrim paraqitje”.
Kyi fundit është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për herë të parë pas vendosjes së masave të sigurisë nga GJKKO. Ai mbërriti në ambientet e SPAK rreth orës 11:30, i shoqëruar nga avokati i tij, Ermal Yzeiri.
Ndaj Beqajt janë caktuar masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”. Pas përfundimit të seancës Beqaj nuk dha detaje para gazetarëve, ndërsa mësohet se u shpreh: “Do të flas njëherë tjetër”.