Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ditën e hënë seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Beqaj është i akuzuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore.
Seanca për marrjen në pyetje të ish-minisstrit të Shëndetësisë është vendosur më datë 20.11.2023 në orën 12:00.
Njoftimi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personit nën hetim I.B. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje do të zhvillohet në datë 20.11.2023 ora 12:00.