Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i degës së Rithemelimit në Lezhë

Gjin Gjoni është shpallur kryetar i Rithemelimit në degën e PD-së në Lezhë. Gjoni, i cili ka arritur të marrë 604 vota ishte në garë me Albert Rrustin, i cili mori 312 vota dhe Paulin Markun, që arriti të sigurojë 131 vota.

Kjo nuk është tentativa e parë e ish-gjyqtarit per t’u bërë pjesë e politikës si pjese e PD.

Në vitin 2020 Gjin Gjoni u paraqit si kandidat në procesin e primareve të PD për t’u bërë deputet.

Por asokohe Lulzim Basha e skualifikoi duke sqaruar se asnjë gjyqtar apo prokuror që ka dhënë dorëheqjen nga vetingu apo është rrëzuar gjatë procesit të verifikimit nuk mund te jete deputet i Partisë Demokratike.

Gjin Gjoni mbante postin e gjyqtarit të Apelit në Tiranë kur dha dorëheqjen duke iu shmangur vetingut.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com