Gjimnazistja humb jetën në aksident. Dhimbje dhe një minutë heshtje në shkollë: Nuk mumd ta besojmë!

Noemi Roberti nuk është më, pati një fati të tmerrshëm. Ajo vdiq në moshën 17-vjeçare në një aksident tragjik automobilistik. Mungesa e saj shkaktoi dhimbje të thellë në zonën e Rietit.

Telefonata të dhimbshme mes nxënësve dhe mësuesve të shkollës së mesme pedagogjike Elena Principessa di Napoli në Rieti, sapo morën vesh lajmin për vdekjen e saj. Ajo humbi jetën për shkak të lëndimeve shumë të rënda të marra në një aksident të rëndë automobilistik në Via del Terminillo.

Mëngjesin e sotëm do të mbahen homazhe në shkollë, për një tragjedi që për momentin shokët e saj të klasës ende nuk po mund ta besojnë.

Trupi i vajzës ndodhet në spitalin de Lellis në Rieti, ende i padisponueshëm për vizitë nga familja dhe miqtë deri në mbyllje të hetimeve.

Nga shkolla e vajzës dalin pak fjalë: “Nuk mund ta besojmë, do të jemi pranë familjes dhe nxënësve që duhet të përballen me një ngjarje kaq të tmerrshme në një moshë kur të rinjtë duhet të mendojnë vetëm për studimin dhe argëtimin”, thotë një mësues. Një minutë heshtje u mbajt dje në shkollën mesme në Rieti.

/Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com