Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë përçoi mesazhin se SHBA e konsideron Shqipërinë një partnere të fuqishme në Ballkanin Perëndimor.
Kështu u shpreh juristja Brisida Gjikondi, në një intervistë për “Special Report” në ABC News.
Ajo tha se gjatë fjalës së Blinken dhe nga takimet që zhvilloi, u dëshmua qartë injorimi total i opozitës dhe vlerësimi i qeverisë dhe sistemit të drejtësisë.
Sipas saj, Blinken duke takuar krerët e institucioneve të drejtësisë përçoi mesazhin se ato janë opozita e vërtetë e Shqipërisë.
“Amerika e konsideron Shqipërinë si partnere të fuqishme në Ballkan. Aty u fol edhe për ata që s’u ftuan, edhe pse nuk i përmendën, thjesht i injoruan. Pashë që për Amerikën, opozita shqiptare, është sistemi i drejtësisë. Takimi me kokat e drejtësisë në Shqipëri, për mendimin tim, ishte në kontekstin se këta janë opozita e vërtetë”, tha ajo.
Sipas saj, Blinken me fjalën e tij “delegjitimojë” Berishën, Bashën, por edhe Gazment Bardhin, i cili pas kthimit nga SHBA zgjodhi të shkojë poshtë ballkonit të ish-kryeministrit, i shpallur “non grata” nga Amerika.
“Zoti Dumani i vetëm pa krerët e gjykatave, do e ketë nuk rrugëtimin tij në zhbërjen e korrupsionit. Blinken e përmendi fjalën korrupsion. Ai deligjitimojë jo vetëm Berishën, por dhe Bashën dhe Bardhin”, tha Gjikondi./m.j