Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar se kreu i SPAK, Altin Dumani arriti ta çonte përpara SPAK. Ajo ka theksuar në “Special Report” se kemi patur sukses, por jo bashkëpunim perfekt.
Sakaq, Gjikondi ka thënë se në mënyrë drastike denoncimet kundër korrupsionit dhe krejt policia nuk ka akoma një autopastrim për të bërë të mundur që këta titullarë të lartë që spiunojnë aksionet e SPAK-ut të dënohen.
“Unë mendoj që ka qene përtej pritshmërive të shqiptarëve, të cilët në trevjeçarin e parë të SPAK-ut u zhgënjyen totalisht nga një institucion që të gjithë investuam shpresat dhe aspiratat tona. Zoti Dumani për hir të vërtetës ka qene ai kali karrocës që arriti ta çoj përpara këtë institucion.
Më kanë ngelur në mëndje te fjalët e tij në lidhje me dy fenomene, një që kanë rënë shumë denoncimet e shtetit shqiptar për korrupsionin, por dhe për policinë ishte shumë e dëshpërueshme si informacion që shpesh krerët e lartë të policisë së shtetit shqiptar kanë bërë të dështojnë dhe të sabotojnë aksione të kapjes së personave të cilësuar si të krimit në Shqipëri.
Kjo është për të ardhur keq, këto dy fakte tregojnë mosbashkëpunimin e shtetit shqiptar me këtë institucion që këtë shteti ia zbardh faqen dhe nuk ia nxin. Kjo tregon sa rëndë është situata në shtetin shqiptar, se një kanë ulur në mënyrë drastike denoncimet kundër korrupsionit dhe krejt policia që varet nga ky shtet nuk ka akoma një autospastrim për të bërë të mundur që këta titullarë të lartë që spiunojnë aksionet e SPAK-ut të dënohen dhe të procedohen”, tha juristja./m.j