Gjikondi: Berisha e përdor PD-në si çamçakëz. Bardhi ngeci tek rrugica e Berishës

Juristja Brisida Gjikondi hodhi akuza të forta në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa tha se ky i fundit e përdor Partinë Demokratike si “çamçakëz” që mund ta përtypë sa herë të dojë. Në emisionin “3D” në RTSH, Gjikondi u shpreh se Berisha po e përdor partinë për hallet e tij personale.

Lidhur me faktin që Gazment Bardhi iu bashkua sot protestës poshtë banesës së Berishë, Gjikondi theksoi se në fakti ai nuk vajti me dëshirë, por “ngeci aty”.

Nuk e besoj që nën frymën e infektuar të Berishës mund të ketë opozitë të bashkuar Shqipëria, kjo është e sigurt. Edhe krerët e partive të vogla vënë si kusht për bashkimin e tyre mospasjen e Berishës në krye. Është për të ardhur keq se pikërisht sot, Berisha nga ballkoni i tij na shpalli edhe datën 20 shkurt për protestën e radhës që tregon se Berisha nuk pyet fare për deputetë e struktura dhe vendos ai. Berisha e ka përdorur PD-në si ato çamçakëzët që futen në gojë dhe e ha sa herë të duash. E bën vetëm për hallin e tij personal. Sa për pjesën e Bardhit, ai sot ngeci te rrugica, nuk vajti me dëshirë, për arsye rrethanore kur doli nga Parlamenti nuk mund të shkëputej nga ajo protestë aty dhe për inerci shkoi. Bardhin e ka kompleksuar prej disa ditësh Flamur Noka kur ishte në Amerikë, pasi thoshte që të presim Bardhin për të vendosur mbi bashkimin e opozitës. Mbështetësit e Berishës e panë si tradhtar që vajti në gojën e ujkut që i shpalli liderin non grata”, tha Gjikondi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com