Deputeti i PS Damian Gjiknuri ka parashtruar në Kuvend draftin e dakordësuar mes PS dhe PD, duke thënë se me këtë “copës të legjislacionit” të Kodit Zgjedhor, është mundësuar vota e diasporës dhe kërkesa e Gjykatës Kushtetuese lidhur me formulën numerike të shpërndarjes së mandateve.
Gjiknuri tha se për shkak të mosarritjes së dakordësisë mes palëve politike nuk u arrit të kishte një reformë zgjedhore të plotë ku adresonte rekomandimet e ODIHR-it.
“Sot kemi një copës të legjislacionit zgjedhor, fatkeqësisht jo produkt i një referomë zgjedhore. Pas dy vitesh përpjekje nuk arritëm të realizojmë rekomandimet e ODIHR-it dhe të kemi një reformë të gjithëpranuar zgjedhore. Me këtë draft kemi mundësuar dy komponentë të rëndësishëm, votën e emigrantëve dhe qartësinë e mënyrës së shpërndarjes së mandateve bazuar në parimet kushtetuese. Kjo nuk është arritje e vogël po të marrësh parasysh klimën politike. Jemi me një produkt të dakordësuar duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të situatës politikë. Çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë vendit do të mund të regjistrohet dhe voton në zgjedhjet e 2025. Zgjedhësi do regjistrohet në listë të veçantë që organizohet nga KQZ dhe gjendjen civile dhe dokumentacioni do mbajë çdo informacion të nevojshëm që konfirmon identitetin dhe adresën ku jeton të zgjedhësit. Gjithçka do administrohet përmes një platforme elektronike që do krijohet nga KQZ. Ky proces mundëson integritetin e të dhënave dhe auditimin e tyre. Zgjedhësit nga jashtë u jepet kohë për tu regjistruar dhe të fshihet nga lista e zgjedhësve në qarkun ku ka pasur vendbanimin e fundit duke shmangur dublimin në listat zgjedhore. KQZ do dërgojë me postë materialet dhe fletët e votimit dhe nga ky moment votimi nga jashtë do quhet i hapur dhe ato do dërgohen në KQZ deri në orarin e mbylljes së votimit. Vota e tij do llogaritet në qarkun ku ka pasur vendbanimin e fundit dhe do numërohet me votat e tjetra”, tha Gjiknuri.
Lidhur me mbylljen e listës me 1/3 dhe votën preferenciale për 2/3 e saj, Gjiknuri tha se kjo u bë duke u bazuar në kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur një formë të re numerike për llogaritjen e mandateve.
Sipas Gjiknurit PS nuk ra dakord me PD për herësin dhe në këtë mënyrë u gjet kjo mënyrë e re e kandidatit dhe shpërndarjes së mandateve.
“Komponenti i dytë që ka ngjallur debat politik ka të bëjë me shpërndarjen e mandateve. Kjo ndërhyrje u diktua nga shfuqizimi që i bëri Kushtetuesja jo herësit por formulën numerike të kalimit të pragut të kandidatit përmes votës perefenciale. Në pamundësi për rënien dakord për masën e re numerike me opozitën, kalkuluam një formulë tjetër. Ramë dakord të paraqitjes së listët jo më pak se 2/3 i nënshtrohen votimit preferencial. Kjo ngjalli debat politik pasi çdo propozimi kësaj natyre prek interesat politike nga palët konkurruese në zgjedhje”, tha Gjiknuri.
Duke iu referuar akuzave se kjo dakordësi është pazar politik mes Ramës dhe Berishës, Gjiknuri u shpreh se kjo ven nga ata persona që për 2 vite nuk patën asnjë propozim konkret për reformën zgjedhore.
“Ata që thonë është pazar Rama- Berisha gabohen rëndë. U munduam dy vite që të bëjmë një reformë gjithëpërfshirëse, ku shumë prej jush ishit pjesë dhe nuk sollët asgjë konkrete”, tha ai.
/a.r