Gjici shpërtheu në lot gjatë seancës, pastori: Shpresoj të jenë letër për çdo kryetar bashkie që nuk janë për të sunduar, por për të shërbyer

Duke komentuar dënimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, pastori Akil Pano i ftuar në “Open” në News 24, tha se lotët e tij gjatë seancës së sotme, janë një thirrje për të parë botën e shpirtit.

“Do të doja shumë që lotët e z. Gjici të komunikonin te çdo kryetar bashkie në Shqipëri. Çdo qenie njerëzore është vunerabël, sa ç’ishte z. Gjici përkundrejt rrëzimit, zhgënjimit, përkundrejt elementëve që na bëjnë njerëzit. Për një moment, harrojnë që kemi marrë një mandat jo për të sunduar, por për t’u shërbyer njerëzve. Shpresoj që lotët e Gjicit të jenë një letër që në një far mënyre do të përçonte te çdo kryetar bashkie, duke nisur me Tiranën dhe Durrësin, se pushteti hera herës na i err sytë.

Në vend që ta shikojmë pushtetin si një mjet për t’u shërbyer le ta përkthejmë në një instrument për të shërbyer për të ndërtuar një shoqëri solidare. Lotët e Gjicit janë një thirrje dhe një ftesë për të parë në botën e shpirtit.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com