Mes shqetësimeve në rritje për zgjerim të konfliktit në Ukrianë, Gjermania merr masa dhe njofton krijimin e një divizioni të ri që do të merret ekskluzivisht me mbrojtjen territorial. Sipas vendimit, të gjitha njësitë rezerviste do të kalojnë nën komandën e direkte të ushtrisë.
Riorganizimi do të hyjë në fuqi në muajin prill dhe do të rrisë numrin e divizioneve gjermane, që përfshijnë njësi me 20 mijë trupa, në 4 të tilla, pa e rritur numrin total prej rreth 180 mijë trupash gjermanë. Aleanca perëndimore ushtarake e NATO-s është në gjendje maksimale alarmi, më i larti që prej luftës së ftohte, me një sërë zyrtarësh përfshire ministrin gjerman të mbrojtjes Boris Pistorius, që thonë se një sulm i Rusisë në kufijtë e tyre mund të ndodhë brenda 4 viteve.
Me këtë lëvizje të re, Gjermania përmirëson strukturat komanduese të mbrojtjes territoriale në një kohë kur Blerlini akuzon Moskën për akte sabotazhi kundër infrastrutkurës së vet kritike, në një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes dy vendeve.
Rusia i mohon akuzat. Deri më tani Berlini ka vetëm 3 divizione që NATO mund t’i thërrasë në rastin e një konflikte, e që roli kryesor i të cilëve do të ishte mbrojtja e aleancës duke u përballur me kundërshtarët pikërisht në vijën e parë të betejës.
Divizioni i 4 do të ngarkohet më mbrojtjen e Gjermanisë brenda kufijve të vet, përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës të tilla si porte, hekurudha dhe linja furnizimi. Gjermani po fuqizon rolin e saj si nyje e rëndësishme strategjike në çdo konflikt të mundshëm me Moskën, me dhjetëra mijëra trupa përforcuese nga aleatë të tjerë te NATO qe pritet të pozicionohen në lindje, përmes Gjermanisë.