Për herë të parë, influencuesja e njohur italiane Chiara Ferragni ka thyer heshtjen për krizën e shumëpërfolur martesore me reperin, Fedez ku pranon se thashethemet që qarkullojnë prej ditësh në rrjet janë të vërteta dhe situata është më serioze. Siç shprehet ajo, për hir të fëmijëve do të mendojnë çdo alternativë që ata të mos preken.
“Në këto dy muaj e gjysmë jam gjendur në qendër të valës së urrejtjes Asgjë nuk të përgatit për dhunën e sulmeve të caktuara, asgjë nuk të përgatit për dhunën që vjen nga të gjitha anët. Kërkoj falje, nuk bëj më veprimtari të këtij lloji. Dua të kthej gjithçka. Ishte një moment ndryshimi i madh. Unë nuk jam e idesë që bamirësia duhet të bëhet privatisht. Sa i takon raportit tim me Fedez tani, vazhdojmë të jemi në kontakt sepse ne jemi dy njerëz të rritur që e duam njëri-tjetrin dhe nuk është se po mbyllim ura nga një ditë në tjetrën. Është një periudhë krize, i kemi pasur edhe në të kaluarën. Kjo është një krizë më e fortë, prandaj të shohim si do shkojë. Tani prioritet për ne të dy janë fëmijët. Nuk jam ndalur kurrë së jetuari të tashmen dhe përkundrazi mediat sociale nuk janë gjithçka, edhe nëse është puna ime e ëndrrave, jeta jashtë duhet të jetohet”, tha ajo.