Gjendet një trup i pajetë pranë spitalit “Memorial” në Fier, çfarë ka zbuluar policia

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore pranë spitalit “Memorial” në Fier. Burimet policore bëjnë me dije se trupi i është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç.

Kanë qenë banorët e rastit që kanë tokat në atë zonë që kanë pikasur viktimën, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja ka qenë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës , dhe identifikimin e tij , ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com